“KFOR-i ka mjetet e duhura për të penguar dhunën në veri të Kosovës”

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 14:28
“KFOR-i ka mjetet e duhura për të penguar dhunën në veri të Kosovës”

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se KFOR-i ruan aftësitë dhe mjetet e duhura për të parandaluar dhunën në rajon dhe për të siguruar që ekzistojnë kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejmë politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përcjell "Kosova Sot Online".

KFOR-i thotë se është e papranueshëm dhe e percepton si provokim përdorimin e dhunës dhe sjelljen agresive në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë, 

“Ky shtim ishte i nevojshëm, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në protesta”, thuhet në njoftim.

“Për shkak të kompleksitetit të mjedisit aktual operativ, është thelbësore që këto sisteme dhe aftësi të testohen pasi ato zbusin rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen”.

“Ka shumë aktorë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, por ne parandalojmë përshkallëzimin në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)