'Kacafytje' mes deputetëve: Mos ma bëj dorën ashtu legen

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 16:48
 'Kacafytje' mes deputetëve: Mos ma bëj dorën ashtu legen

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate pasi deputeti i PD-së Flamur Noka ka kërkuar përgjigje për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i kësaj force.

Noka paralajmëroi padi. Pas tij ka folur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila tha se është vendimmarrje e grupit parlamentar.

Noka: Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet. Emri im shkruhet jashtë grupeve parlamentare. Ju vazhdoni të thoni se kush është kreu i kësaj force, i kërkova KQZ me thirrje, më dërguan një listë, emri im është me Berishën, Vokshin, Spahon. në listën e PD. Zonjë më nxirr dokumentin ku unë kërkova të jem jashtë grupeve parlamentare, apo unë të iki nga PD. Më nxirr një vendim që na ka shpallur armik, ndryshe që nga nesër do të bëj gati një padi në GJK për shkelje të ligjit dhe rregullores, për sjelljen në Kuvend.

Nikolla: Çështje e funksionimit të grupit parlamentar sipas rregullores. Lidhet me vendimmarrjen e grupit parlamentar.

Më pas ka pasur debate dhe kundërshti nga deputetët e PD dhe akuza ndaj Alibeajt.

“Je kokrra e legenit”, u dëgjua Alibeaj duke i thënë Nokës.

Seanca e sotme ka sjellë përplasje mes deputetëve të PD-së sepse grupi i Sali Berishës është futur në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare. Kjo ka bërë që deputetët e Berishës të ngrenë zërin në Kuvend.

Gjithashtu një debat ka pasur edhe mes deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Tritan Shehut

Enkelejd Alibeaj-Tritan Shehut: Mos ma bëj dorën ashtu legen

(Kosova Sot Online)