A mendoni se do të përfillet 'afati gjerman' për heqjen e barrikadave!

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 18:22
A mendoni se do të përfillet 'afati gjerman' për heqjen e barrikadave!

Edhe pse kanë kaluar disa ditë, deri tani nuk ka asnjë shenjë se barrikadat në Kosovën veriore mund të hiqen, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Lista Serbe ka shtuar kushtet që kërkon t’i plotësohen për t’i larguar ato. Derisa Ambasadori gjerman kanë thënë se festat e fundvitit duhet festuar pa barrikada. Nuk dihet nëse këto dëshira do të mund t’u bëhen realitet. 

Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk mund të qëndrojnë përgjithmonë barrikadat në rrugën e veriut, që janë rivendosur më 10 dhjetor dhe kanë shkuar duke u shtuar përgjatë 12 ditëve.

Por, nuk ka asnjë shenjë se ato do të hiqen. Dhe, Kryeministrin, siç i ka thënë mediumit britanik “The Guardian” e shqetësojnë pasojat, nëse barrikadat do të largoheshin.


Zyrtarët serbë, që nga Presidenti Aleksandër Vuciq, që thotë se nuk i ka urdhëruar vendosjen e barrikadave, flasin për eskalim të situatës në konflikt të armatosur. Tashmë Serbia i ka bërë kërkesë NATO-s për dërgimin e njëmijë trupave në Kosovë.

Përkundër këtyre, festat e fundvitit, kanë nisur të përmenden si afat kur do të duhej të hiqeshin barrikadat që kanë bllokuar rrugët e veriut.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të cilit Vuciq së fundmi ia ka shpallur deklaratat anti-serbe, ka thënë se, meqë është kohë në prag të krishtlindjeve, bllokadat e rrugëve të veriut duhet të largohen sa më shpejt. Madje diplomati gjerman që u kritikua shumë nga Serbia përmendi si “afat” për heqjen e barrikadave.

“Keni barrikada bllokuese dhe nuk mund të lëvizni aq. Ka njerëz në veri dhe do të nënvizoja që ata po vuajnë më së shumti dhe janë bërë një top goditjeje nga politika. Kështu që, tash sidomos, meqë po vijnë Krishtlindjet, këto barrikada duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur”, tha Rohde.


(Kosova Sot Online)