Bulliqi: Veriu i vendit t’i kthehet normalitetit

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 18:25
Bulliqi: Veriu i vendit t’i kthehet normalitetit

Policëve që po shërbejnë në veriun e Kosovës në kohën kur situata atje është tensionuar, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ua ka dedikuar një postim në Facebook, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Policia e Kosovës me qëndrueshmërinë e tyre në veri të vendit, po tregojnë përkushtim maksimal në misionin e tyre për ofrimin e sigurisë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka shkruar ai.

Bulliqi me këtë rast ka njoftuar se më shumë se dhjetë policë të qytetit që ai e drejton po shërbejnë në pjesën veriore të vendit.

“Nga Stacioni Policor në Podujevë i kemi mbi 10 zyrtarë policorë që po shërbejnë në veri të vendit për çdo ditë, gatishmëria dhe morali i lartë i tyre është për tu admiruar”.


“Ata kanë gjithë mbështetjen time dhe të qytetarëve llapjanë, me vullnetin e dashurinë që po tregojnë ndaj atdheut meritojnë respektin maksimal të secilit nga ne”, thuhet tutje në postimin e kryetarit të Podujevës.

Shkrimin e përmbyll duke uruar që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe “veriu i vendit t’i kthehet normalitetit”


(Kosova Sot Online)