Tronditëse: Në Spitalin e Pejës foshnja e vdekur u fut në lavatriçe

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 20:12
Tronditëse: Në Spitalin e Pejës foshnja e vdekur u fut në lavatriçe

Raportohet se një rast skandaloz ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellur me çarçafë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet.

Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur është futur në lavatriçe.

“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale.  Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai.

(Kosova Sot Online)