Zbulohen detaje të reja për foshnjën e futur në lavatriçe në Spitalin e Pejës

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 20:34
Zbulohen detaje të reja për foshnjën e futur në lavatriçe në Spitalin e Pejës

Javën e kaluar në Pejë, një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lindja është kryer me operacion dhe foshnja ishte nxjerr e vdekur.

Pas operacionit raportohet se foshnja është vendosur në hapësirat brenda sallës, dhe ndërkohë ishte ngatërruar me çarçafët ku bashkë me ta ishte futur në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit.

Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet.

Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur është futur në lavatriçe.

“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale.  Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai.

(Kosova Sot Online)