Protestë në veri, serbët protestojnë kundër deklaratave të Kurtit dhe ambasadorit gjerman

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 08:20
Protestë në veri,  serbët protestojnë kundër deklaratave të Kurtit dhe ambasadorit gjerman

Sot serbët do të protestojnë në veri, përcjell "Kosova Sot Online".

I ashtuquajturi shtabi i krizës në veri të vendit, i formuar nga serbët lokalë, ka ftuar qytetarët në “protestën më të madhe ndonjëherë” që do të mbahet sot në Rudare të komunës së Zvecanit.

Kjo protestë do të mbahet lidhur me deklaratat e fundit rreth barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pati thënë se largimi i barrikadave në veri nuk mund të përjashtojë viktimat.

Kurse, ambasadori gjerman në Prishtinë, Joern Rohde, tha se barrikadat duhet të hiqen deri për Krishtlindje.

(Kosova Sot Online)