Musliu: Serbia luan shah me figura të zeza, Qeveria e Kosovës do të duhej të luante me figurat e bardha

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 08:39
Musliu: Serbia luan shah me figura të zeza, Qeveria e Kosovës do të duhej të luante me figurat e bardha

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po luan me figura të zeza lojën e shahut me barrikada për momentin, shkruan "Kosova Sot Online".

Kurse, sipas tij Qeveria e Kosovës që do të duhej të luante shah me figurat e bardha, por siç shprehet ai, ende nuk e kanë bërë lëvizjen.

Tutje, Musliu ka shkruar se Evropa si gjyqtare, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës dhe se Evropa nuk po e sheh Putinin para Vuçiqit.

Postimi i tij i plotë:

Këtë lojën e shahut me barrikada aktualisht është duke e luajtur vetëm Vuçiqi me figura të ZEZA.

Lojtari tjetër (Qeveria e Kosovës) që do të duhej të luante me figurat e BARDHA, nuk e ka bërë lëvizjen ende.

Si njëfarë gjyqtari që është, Evropa, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës.

Evropa, nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit!

(Kosova Sot Online)