Kandiq: Barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 09:00
Kandiq: Barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se në veri të Kosovës barrikadat duhet të largohen, përcjell "Kosova Sot Online".

Kandiq ka shtuar se nëse nuk hiqen barrikadat nga person që i ka vendosur, atëherë KFOR- i duhet t'i heqë ato.

“Barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen. Nëse personi që i ka vendosur fizikisht nuk do ta bëjë, atëherë KFOR-i duhet ta bëjë këtë, me mbështetjen politike të presidentit të Serbisë, i cili me këmbëngulje pretendon se nuk e di se kush i ka vendosur”, tha Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare për gazetën “Danas”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka obligim, shton ajo, që të nisë pa vonesë procesin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

“Ai bëri gjëra të mira për të eliminuar diskriminimin e Republikës së Serbisë ndaj shqiptarëve, kishte të drejtë të kërkonte respektimin e simboleve të Kosovës për të gjithë ata që jetojnë në atë vend, por tani le të tregojë se po lufton njëlloj për mirëqenien e serbëve dhe të joshqiptarëve të tjerë”, përfundon Natasha Kandiq.

(Kosova Sot Online)