Drashkoviq: Në rast të luftës në Kosovë flakët do të prekin edhe Bosnjën dhe Malin e Zi

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 09:56
 Drashkoviq: Në rast të luftës në Kosovë flakët do të prekin edhe Bosnjën dhe Malin e Zi

Ish-ministri i Jashtëm i Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi, Vuk Drashkoviq. tha se mund të jetë çështje kohe kur mund të shpërthejë një luftë e re në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Drashkoviq shtoi se kanë kaluar njëmbëdhjetë ditë dhe barrikadat që janë prezente dhe nuk janë larguar.

“Mendoj se strategët e Kremlinit mezi presin hapjen e fushëbetejës ballkanike, sikur një dhuratë nga qielli. Jemi afër shumë, ndoshta është çështje ditësh që në Kosovë të ndizet shkëndija. Gjithçka është bllokuar atje.

Evropa dhe SHBA kanë një kërkesë për heqjen e barrikadave dhe kanë dhënë një afat. Kanë kaluar njëmbëdhjetë ditë dhe barrikadat jo vetëm që nuk po hiqen por e kemi dhe deklaratën e Vuçiqit se ato do të hiqen kur do të formohet Bashkësia e Komunave serbe”, tha Drashkoviq.

(Kosova Sot Online)