Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit, rrëfimi rrëqethës që ndodhi në spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 10:15
Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit, rrëfimi rrëqethës që ndodhi në spitalin e Pejës

Në spitalin e Pejës, një foshnje që kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë, përcjell "Kosova Sot Online".

Babai i foshnjës, ka thënë se dyshimet filluan në momentin kur nga stafi refuzuan ta lënë të lirë kufomën, foshnjën.

Babai i foshnjës së pajetë i kishte parë copat e trupit.

“Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët.

Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

(Kosova Sot Online)