PRAK për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës: Rast skandaloz, të merren masa të menjëhershme

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 12:52
PRAK për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës: Rast skandaloz, të merren masa të menjëhershme

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ka reaguar pas skandalit që ndodhi në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e pajetë ishte futur në lavatriçe bashkë me çarçafët, transmeton "Kosova Sot Online".

PRAK ka shkruar se janë tronditur dhe janë shqetësuar me këtë rast.

Në komunikatë thuhet se kjo shpërfaqë papërgjegjësinë e një pjese të stafit, kua ata kanë kërkuar që të ndërmeren masa ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave të cilët kanë tentuar ta fshehin këtë rast. 

Komunikata e plotë:

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë me shqetësim të madh e ka pranuar lajmin për skandalin me foshnjen në Spitalin e Pejës! 

Ky lajm, përveç se është tronditës edhe njëherë shpërfaqë papërgjegjësinë e një pjese të stafit shëndetësor dhe sistemin e brisht shëndetësor që ka vendi! 

Rasti i fëmiut me autizëm në Gjilan, rasti i vrasjes së gruas dhe fëmiut të saj të palindur në QKUK, rasti i foshnjes në Spitalin e Pejës, janë pasoja të një politike të papërgjegjshme të ndjekur tash e 20 vite e cila po bëhet edhe më e pa përgjegjshme këto ditë, e nëse nuk ka një reformë rrënjësore këto raste do të përsëriten.

Kërkojmë nga Institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave të cilët kanë tentuar ta fshehin këtë rast. 

Gjithashtu, kërkojmë nga menaxhmenti i SP Pejë dhe ai i SHSKUK-së të marrin përgjegjësi për këtë rast skandaloz që ka ndodhur. Përgjegjshmëria dhe llogaridhënja ndaj publikut shkon përtej obligimeve ligjore.

(Kosova Sot Online)