Protestuesit në Veri kundër ambasadorit gjerman: Rohde kjo nuk është Gjermani, kjo është Serbi

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 13:41
Protestuesit në Veri kundër ambasadorit gjerman: Rohde kjo nuk është Gjermani, kjo është Serbi

Sot ka filluar protesta e serbëve në veri të Mitrovicës.

 “Rohde, kjo nuk është Gjermania juaj, kjo është Serbi”, thuhej në pankartat që mbajtën në duar  kundër ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Në protestë kishta pankarta edhe të këti lloji. “Me besim në Zot për Krishtlindje”, “President Vuçiq, ne kemi besim te ti”, “Sepse nuk ka kthim nga këtu”, “Drejtësi për Dejanin, Miljanin dhe Slladanin”.

“Keni barrikada bllokuese dhe nuk mund të lëvizni aq. Ka njerëz në veri dhe do të nënvizoja që ata po vuajnë më së shumti dhe janë bërë një top goditjeje nga politika. Kështu që, tash sidomos, meqë po vijnë Krishtlindjet, këto barrikada duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur. Na duhet dialog dhe jo konfrontime. Qeveria ime qëndron sigurisht me Qeverinë e Kosovës për ta depërshkallëzuar situatën. Ata që janë përgjegjës për barrikadat duhet ta mendojnë mirë që po e bëjnë popullatën e tyre të vuajë”, tha Rohde në  një intervistë.

(Kosova Sot Online)