Rasti i foshnjës në Pejë, Zemaj: Të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 15:05
Rasti i foshnjës në Pejë, Zemaj: Të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e personave të përfshirën në rastin e ndodhur në Spitalin e Pejës, ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.

Zemaj ka shtuar se duhet të dënohen dhe të shkarkohen edhe ata që e kanë fshehur rastin, përcjell "Kosova Sot Online".

“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur”.

Zemaj foli edhe për largimin e mjekëve nga Kosova.

“Kemi më shumë se 300 mjekë që kanë ikur në këto 2 vite. Vetëm 5% e buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar në shëndetësi”.

(Kosova Sot Online)