I shpërtheu fishekzjarri në dorë, nëntëvjeçari mbetet pa katër gishta

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 15:43
I shpërtheu fishekzjarri në dorë, nëntëvjeçari mbetet pa katër gishta

Një djalë i moshës së re, nëntëvjeçar nga Zagrebi në Kroaci, i shpërtheu fishekzjarri në dorën e tij, ku humbi katër gishtat e dorës së majtë, përcjell "Kosova Sot Online".

Nëntëvjeçarit i janë dëmtuar edhe rrugët e frymëmarrjes, pasi ai kishte gëlltitur tymin pas ndezjes së fishekzjarrit.

Fishekzjarri kishte një shpërthim të fuqishëm dhe ka shkaktuar lëndime të rënda djaloshit.

(Kosova Sot Online)