U dënua në Itali por 'UFO-ja' do burgoset në Shqipëri

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 16:10
U dënua në Itali por 'UFO-ja' do burgoset në Shqipëri

Ilir Paja, i dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje dhe rrëmbim nga autoritetet italiane do ta vuajë dënimin në një burg në Shqipëri.

Gjykata e Tiranës vendosi të njohë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Milano.

Ilir Paja u arrestua në fillim të Nëntorit të këtij viti në zonën e Laprakës pasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane, të cilave i ishte shmangur duke u arratisur nga burgu i Peruxhias, duke përdorur si litarë disa çarçafë të lidhur së bashku.

Aio ndryshe njihet edhe me nofkën UFO.

(Kosova Sot Online)