Ja kush thotë: Nuk ka konflikt Kosovë-Serbi, ka vetëm Vuçiq - Putin dhe fashistë serbë

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 20:36
Ja kush thotë: Nuk ka konflikt Kosovë-Serbi, ka vetëm Vuçiq - Putin dhe fashistë serbë

Në lidhje me situatën në veri të Kosovës,  ka reaguar deputeti zviceran, Cédric Wermuth, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Wermuth ka thënë se nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve, Kosovës dhe Serbisë – por sipas tij ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë.

“Ju lutem mos thoni se “konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet”.

“Nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve. Ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë”, ka shkruar deputeti zviceran, Cédric Wermuth në Twitter.


(Kosova Sot Online)