Për votimin e Strategjisë Energjetike s’ka kuorum
Pasi sot nuk pati kourum për t’u votuar, strategjia Energjetike do të vihet në votim sërish nesër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu tha kryetari I Kuvendit, Glauk Konjufca, I cili bëri të ditur se 58 deputetë votuan.
“Vetëm 58 deputetë po votojnë, nuk ka kuorum. Pra shihemi nesër në orën 11:00 dhe e vëmë në votim Strategjinë e Energjisë e pastaj e hapin senacën e re”, tha Konjufca.
(Kosova Sot Online)
