Arrestohet një punonjës i inteligjencës, dyshohet se ka spiunuar për Rusinë

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 18:39
Arrestohet një punonjës i inteligjencës, dyshohet se ka spiunuar për Rusinë

Me dyshimin se ka spiunuar për Rusinë, prokurorët federalë të Gjermanisë kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të inteligjencës së jashtme (BND), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kreu i BND-së, Bruno Kahl tha se diskrecioni ishte thelbësor, pasi çdo detaj i hetimit që u bë publik mund t’i jepte “kundërshtarit një avantazh në qëllimin e tij për të dëmtuar Gjermaninë”.

“Me Rusinë kemi të bëjmë me një aktor ku duhet të llogarisim pamëshirshmërinë dhe gatishmërinë e saj për të qenë të dhunshëm”, tha ai.

(Kosova Sot Online)