Kroacia 'godet' BE-në për mospërfilljen e paqeruajtësve të Bosnjës

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 12:47
Kroacia 'godet' BE-në për mospërfilljen e paqeruajtësve të Bosnjës

Presidenti i Kroacisë kritikoi të mërkurën BE-në për refuzimin e kërkesës së vendit për t'u përfshirë në një mision paqeruajtës në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në shtator, Kroacia i kërkoi BE-së të përfshijë ushtarët e saj në Operacionin Althea, forca paqeruajtëse e bllokut në Bosnje dhe Herzegovinë.

Kërkesa, megjithatë, u refuzua nga BE dhe shefi i saj i politikës së jashtme Josep Borrell në një letër drejtuar ministrit të jashtëm kroat Gordan Grlic Radman, sipas mediave lokale.

Presidenti Zoran Milanovic e denoncoi letrën e Borrell si "skandaloze, e vrazhdë, gënjeshtare, manipuluese", thuhej në raportet.

Ai tha se letra e zyrtarit të BE "shpik rezolutat dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit (OKB) të Këshillit Europian" për të mbajtur Kroacinë jashtë forcës paqeruajtëse.

Milanoviç tha se ai nuk e ngriti çështjen më herët për të shmangur rrezikimin e ofertës së Kroacisë për t'u përfshirë në zonën Shengen të BE-së pa pasaporta, e cila u miratua këtë muaj.

Ai i bëri thirrje Grlic Radmanit që të bëjë publike përgjigjen e Borrelit, në mënyrë që njerëzit të shohin se si "Brukseli e trajton qeverinë kroate".

"Ne trajtohemi si humbës të zakonshëm, të mjerë," shtoi Milanovic.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, presidenti kroat ka në plan të kërkojë dorëheqjen e Borrelit.

Më shumë se 20,000 ushtarë nga 20 vende janë pjesë e Althea, por Kroacia mbetet e përjashtuar për shkak të kundërshtimit nga politikanët boshnjakë dhe disa vende evropiane.

Zheljko Komsic, anëtari kroat i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe Ministrja e Jashtme boshnjake Bisera Turkovic, të njohur për politikën e tyre të moderuar, kanë kundërshtuar të dy kërkesën e Kroacisë.

(Kosova Sot Online)