A do të jetë Arben Vitia sërish ministër i Shëndetësisë!

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 19:18
A do të jetë Arben Vitia sërish ministër i Shëndetësisë!

Drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë, mund t’i kthehet edhe një herë Arben Vitia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-ministri e kishte lënë këtë detyrë, për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës, të cilën e kishte humbur nga kandidati i LDK-së, tani kryetar i kryeqytetit, Përparim Rama.


Raportohet se Vitia është propozuar në VV që të emërohet sërish ministër shëndetësie, pas dorëheqjes së pasardhësit të tij në ministri, Rifat Latifi.


Sot janë bërë 76 ditë dhe Qeveria e Kosovës ende nuk e ka gjetur emrin e ministrit të ri të shëndetësisë. Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje më 6 tetor. 


(Kosova Sot Online)