Putin: 'Patriot' është i dalë mode dhe nuk krahasohet me sistemin rus

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 19:40
Putin: 'Patriot' është i dalë mode dhe nuk krahasohet me sistemin rus

Presidenti rus Valdimir Putin u shpreh se sistemi i mbrojtjes ajror “Patriot” që Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë janë shumë të vjetra dhe Rusia e ka një armë që mund t’i kundërpërgjigjet atyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh se “Patriot” është shumë i dalë mode dhe nuk krahasohet aspak me sistemin rus S-300.

Ukraina prej nisjes së luftës kishte kërkuar prej Amerikës këtë lloj armatimi, i cili sipas liderëve të saj do të sillte një ndryshim të rrjedhjes së luftimeve.

(Kosova Sot Online)