Sveçla: Nëse s’hiqen barrikadat, kemi kapacitete për t’i larguar

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 19:54
Sveçla: Nëse s’hiqen barrikadat, kemi kapacitete për t’i larguar

Qeveria e Kosovës po pret që KFOR-i të veprojë sa më shpejt për heqjen e barrikadave të vendosura në veri, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka deklaruar se nëse është e pamundshme që barrikadat të hiqen, atëherë duhet të jepet njoftimi për pamundësinë e veprimit.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka kkapacitete të mjaftueshme për heqjen e tyre.

“Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe presim që së ma parë të veprojë nga KFOR’i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo të themi që është rënduar. Po presim që sa më shpejt barrikadat të largohen. Në qoftëse kjo nuk ndodh, sic thashë kemi kapacitete që këtë gjë ta bëjmë vet”, ka deklaruar Sveçla


“Ritheksojmë nevojë e heqjes së barrikadave. Kjo duhet të ndodh sa më parë ose të njoftohemi për pamundësinë e këtij veprimi”, ka vazhduar ai.


Sveçla ka thënë se fushatat dezinformuese serbe po përdoren për t’i arsyetuar pretendimet territoriale të Serbisë në Kosovë.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë ta zbatojë ligjin përkundër sfidave që gjenden. Ju lutem, ta kuptoni drejt situatën, sic e kuptojnë zyrtarët policor. Ata janë të trajnuar, janë profesionistë”, ka thënë tutje Sveçla.

Ministri ka folur edhe për raportimet për rënie të moralit në radhët e policëve të Kosovës që po shërbejnë në veri. Raportimet, Sveçla i ka quajtur spekulime.

“Nuk mund të flitet për lodhje, dorëzim apo përkeqësim të gjendjes së tyre. Është spekuluar se gjendja e zyrtarëve policor është spekuluar si e rënduar deri te mos-pranimi i detyrave. Kjo është e pavërtetë, spekulim”, ka thënë ai. 


Ai tha se nëse barrikadat nuk largohen, Policia ka kapacitetet për t’i hequr vet ato.

“Po presim që sa më shpejtë ato të largohen. Në qoftë se nuk ndodhë, ne kemi kapacitetet për ta bërë vet. Situata në terren po e shton frikën. Serbia po përdor propagandë masive të mbështetur edhe nga grupe e individë brenda Kosovës”, shtoi Sveçla.

(Kosova Sot Online)