Sulmohet një 14-vjeçar në veri të Mitrovicës

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 21:29
Sulmohet një 14-vjeçar në veri të Mitrovicës

Në Lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, një 14-vjeçar është sulmuar sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, me anë të një konference për media.

Duke mos specifikuar përkatësinë etnike të viktimës, Sveçla tha se ai ka marrë ndihmë mjekësore si rrjedhojë e plagëve.

“Rreth orës 14:00. Një 14 vjeçar, nga Kroi i Vitakut është sulmuar nga grupet kriminale. Ai ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Kam një porosi për kriminelët që do të shfrytëzojmnë të gjitha kapacitet e policisë që ata ta identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, tha Sveçla.

(Kosova Sot Online)