Në veri të Mitrovicës merr flakë një kabllo elektrike

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 22:54
Në veri të Mitrovicës merr flakë një kabllo elektrike

Një kabllo elektrike ka marrë flakë, rreth orës 21:30, në veri të Mitrovicës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raportohet se kjo pjesë e qytetit ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Njësitet e distribuimit të energjisë elektrike kanë dalë në vendngjarje.

Ndërkaq, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin pa pasoja.

(Kosova Sot Online)