Armend Muja publikon një listë me emrat e organizatave kriminale serbe dhe udhëheqësit e tyre

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 08:05
Armend Muja publikon një listë me emrat e organizatave kriminale serbe dhe udhëheqësit e tyre

Deputeti i Vetëvendosjes,  Armend Muja, ka rekomanduar listën për arrestime për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada, përcjell "Kosova Sot Online".

Muja ka bërë të ditur organizatat kriminale serbe dhe udhëheqësit e tyre.

Muja ka shtuar se e kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për t’u përgjigjur para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Bandat kriminale në veri të Kosovës: Propaganda e Vučić e ditëve të fundit me qëllim të frikësimit të qytetarëve të komunitetit serb propagon kinse lista të gjera të njerzve që do të arrestohen. Në Kosovë nuk ka lista për arrestim të qytetarëve. Megjithatë, ajo që dihet në Mitrovicë është që ekzistojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe sfidojnë edhe qytetarët edhe shtetin e Kosovës: (1) Civilna Zaštita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakić, Igor Simić, Slavko Simić, Miloš Perović, Nenad Djurić dhe Stevan Pavičević, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vučić (vëllau i Presidentit serb), Milan Radoičić, Zvonko Veselinović dhe Radule Stević, (3) Oragizatat e ekstremit të djathtë të lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë - Narodna Patrola (Damnjan Kežević, Danilo Vičić (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipović. Dihet që Presidenti serb Vučić, vëllau i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gašić janë duke e bërë këtë lojë.

Severna Brigada dhe Civilna Zaštita duhet të shpallen organizata terroriste. Qytetarë tanë në komunat veriore vazhdimisht informojnë që operativët kryesorë të këtyre bandave të armatosura dhe prapa barrikadave janë: Milan Radoičić, Zvonko Veselinović, Radule Stević, Aleksandar Filipović, Nenad Djurić, Stevan Pavičević, Aleksandar Jevremović, Marjan Radojević, Miloš Milovanović, Vladimir Radivojević (Mami), Marko Vukašinović, Lazar Radenković, Milorad Jevtić, Nemanja Jevremović, Srdjan Vulović, Dejan Vulović, Vladica Jovanović, Dragan Radulović, Ivan Aksenijević, Miloš Vlašković, Slobodan Vučinić, Zoran Stevanović, Milan Kompirović, Radovan Radić, Ivo Vučinić, Zvezdan Milojević dhe Goran Živković.

Grupi i kriminelëve është më i kufizuar seç mendohet dhe raportohet. E kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për t’u përgjigjur para drejtësisë. Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada.

(Kosova Sot Online)