Në Kuvendin e Serbisë, kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 08:11
Në Kuvendin e Serbisë, kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit

Në Kuvendin e Serbisë është kërkuar që diasporës kosovare t’i ndalohet hyrja në Serbi në prag të festave të fundvitit, përcjell "Kosova Sot Online".

Slavisha Ristiq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se tani që jemi në prag të Vitit të Ri, tani shqiptarët që vijnë në Kosovë, ka kërkuar që Serbia t'i ndaloj, që kosovarët mos të përdorin Serbinë si rrugë për të shkuar në Kosovë.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, sipas të njëjtit sistem, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në territorin e Kosovës?”, ka thënë Ristiq.

“Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon? Unë nuk jam mbrojtës i kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes fashiste të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Ristiq në Kuvendin e Serbisë, raporton gazeta serbe N1.

(Kosova