Rafuna: Pagat duhet të rriten me urgjencë

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 08:55
Rafuna: Pagat duhet të rriten me urgjencë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se urgjentisht duhet të rriten pagat, për shkak të normës së lartë të inflacionit. përcjell "Kosova Sot Online".

Rafuna, ka shtuar se inflacioni ka prekur xhepat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Rafuna ka theksuar se pagat duhet të rriten qoftë në sektorin publik se në sektorin privat ka një ngritje të pagave diku më pak.

“A duhet të rriten pagat? Duhet të rriten pagat me urgjencë… Mirëpo çka është shumë e rëndësishme, pavarësisht përqindjes në inflacion e kemi dyshifror dhe kjo tregon se sa na është ulur vlera e parasë dhe sa i ka prek inflacioni për të keq xhepat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye ka qenë nevojë dhe është nevojë urgjente që të rriten pagat në mënyrë që të rritet vlera e parasë dhe duke i rritur pagat qoftë në sektorin publik, se në sektorin privat ka një ngritje të pagave diku më pak diku më shumë varësisht prej mundësive të biznesit ka një lëvizje, kurse në sektorin publik nuk kemi pasë asnjë lëvizje, me përjashtim të një shtese 50 euro që është dhënë për dy muaj ose tre nga ana e Qeverisë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)