Parashikimi i motit për sot, ngrica dhe njegull

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 09:50
Parashikimi i motit për sot, ngrica dhe njegull

Sot moti në Kosovë do të mbajë me ngrica në mëngjes, shkruan "Kosova Sot Online".

Në ultësira do të ketë mjegull.

Njoftimi i plotë:

23.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, me ngrica në mëngjes. Vransira kalimtare në pjesë tjera.

24.12 – Vransira të ulëta ose mjegull përgjatë ultësirave. Kryesisht me diell e vransira sipër shtresave të mjegullës.

25.12 – Mjegull e vransira të ulëta përgjatë ultësirave. Kryesisht me diell në pjesë tjera.

26.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të jenë në vlera negative deri në -3C e -4C, e në fundjavë mund të jenë në vlera pozitive.

Temperaturat maksimale parashihet të arrinë edhe deri në 10C ditëve të fundjavës, mirëpo nën kushte të mjegullës, do të jenë më të ulëta edhe për 3C e 4C.

Dominojnë më shumë qetësitë, por se herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Shtypja atmosferike ditëve të ardhshme mbetet stabile, por e lartë me tendencë të rritjes nga dita e diel.

(Kosova Sot Online)