Trajkoviq tregon gjendjen shëndetësore me foto, shfaqet me duar të nxira

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 10:22
Trajkoviq tregon gjendjen shëndetësore me foto, shfaqet me  duar të nxira

Këshilltarja e ministrit të Pushtetit Lokal, Rada Trajkoviq, ka publikuar disa fotografi, ku tregon  gjendjen shëndetësore që i la mbajtja e gjatë nga autoritetet serbe në kufi me Kosovën, përcjell "Kosova Sot Online".

Trajkoviq ka publikuar fotografitë, ku siç shihet nga fotografitë asaj i janë nxirë duart.

Trajkoviq ka treguar se për 24 orë ka mbetur pa asnjë shishe ujë, ushqim dhe ilaçe.

“Nëse po flasim për torturat e serbëve nga Kosova, çfarë do të bëjmë me gruan serbe nga Kosova që u mbajt nën qiellin e kthjellët, në mes të dhjetorit, për 24 orë pa asnjë shishe ujë, ushqim dhe ilaçe? Më kot përpiqeni të relativizoni torturën: flasin provat”, ka thënë Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)