Arrestohet 26 vjeçari, e kërcënoi me armë një person për t’i dhënë 3000 euro
Në Elbasan një 26 vjeçar është arrestuar për veprat penale, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, përcjell "Kosova Sot Online".
Po ashtu, i arrestuari kishte ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një person për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh.
“U kap dhe u ndalua shtetasi N. S., 26 vjeç, banues në Prrenjas, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.12.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit me metoda proaktive, ka rezultuar se shtetasi N. S. ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh.”, bëri të ditur Policia.
(Kosova Sot Online)
