Ky dyshohet të jetë vendi ku 17 vjeçarja hodhi trupin e 16 vjeçarit në Tetovë

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 13:09
Ky dyshohet të jetë vendi ku 17 vjeçarja hodhi trupin e 16 vjeçarit në Tetovë

Bëhet e ditur se 17 vjeçarja e dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit, ka pranuar veprën penale të vrasjes dhe e njejta është dërguar për të vuajtur masën e paraburgimit, përcjell "Kosova Sot Online".

“Lidhur me rastin që ndodhi dje në rrugën drejt “Banjave të Tetovës”, respektivisht në ujërat e lumit “Shkumbin” u gjet i vdekur një 16-vjeçar nga Novo Sella e Zhelinës, gjatë ditës së djeshme në SPB-Tetovë është thirrur një e mitur e moshës 17-vjeçare, e cila gjatë bisedës zyrtare pranoi se është kryerëse e kësaj vepre penale”, tha Rexhepi duke shtuar se gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit për 17-vjeçaren.

 Kjo ngjarje e kobshme në Tetovë ka ndodhur më 21 dhjetor, në rrugën e Banjës së Tetovës, në periferi të qytetit.

16 vjeçari është gjetur në lumin Pena afër Tetovës.

(Kosova Sot Online)