"KFOR-i ka kapacitet të përballet me situatën në veri të Kosovës"

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 13:27

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se bazuar në vlerësimet e NATO-s, trupat e KFOR-it mund ta mbajnë situatën nën kontroll në veri të Kosovës edhe në rast të përshkallëzimit të gjendjes atje.

Pendarovski ka deklaruar se NATO-ja ka fuqi të madhe, përcjell "Kosova Sot Online".

“Situata nuk është për t’u nënvlerësuar, por NATO-ja ka fuqi të madhe atje. Nëse NATO-ja me forcat e saj ushtarake mund të qëndrojë pas Ukrainës, një vend me 45 milionë banorë, i sulmuar nga një vend me 145 milionë banorë, pa e nënvlerësuar situatën, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem nëse ka ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai tha se nuk duhet të ketë panik shtesë në opinion lidhur me situatën në Kosovë, sikur që nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Maqedonisë së Veriut për këtë çështje, pasi, sipas Pendarovskit, “NATO-ja e ka situatën nën kontroll deri tani dhe në të ardhmen”.

(Kosova Sot Online)