Mërgimtari kosovar aksidentohet me familje në Hungari, familjari i tij kërkon ndihmë për t’i sjellë në Kosovë

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 14:42
Mërgimtari kosovar aksidentohet me familje në Hungari, familjari i tij kërkon ndihmë për t’i sjellë në Kosovë

Në Hungari, një mërgimtar kosovar është aksidentuar bashkë me familje, gruan dhe dy fëmijët e tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Kosovari që është nisur nga Gjermania për në Kosovë, është aksidentuar bashkë me familje në Hungari, afër pikës kufitare në Tompa.

Një familjar i tij në grupin “Merakli t’Kerreve”, ka kërkuar ndihmë për t’i sjellë në Kosovë, duke kërkuar se nëse dikush i bie asaj rruge që ti marrin për Kosovë.

Ky familjar ka treguar se mërgimtarët e aksidentuar, fatmirësisht kanë pësuar vetëm lëndime të vogla.

“Djali i mixhës është nis nga Gjermania për Kosovë. Pak para kufirit në Tompa, ka ba ndeshje dhe është me dy fëmijë e gruan aty. Janë me lëndime të vogla…A është najkush kësaj rruge që mund t’i marr për Kosovë. Le të më lajmërojnë në 0157501722270”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)