Tetovë: Vrau të dashurin, 17-vjeçarja pranon krimin

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 15:47
Tetovë: Vrau të dashurin, 17-vjeçarja pranon krimin

Në Maqedoninë e Veriut, në Tetovë, 17 vjeçarja ka vrarë të dashurin 16 vjeçar, përcjell "Kosova Sot Online".

17-vjeçarja ka pranuar vrasjen, ku edhe është dërguar në paraburgim.

Pas përplasjes verbale mes dy të rinjve në veturë tek vendi i quajtur “Banja” 17 vjeçarja ka goditur viktimën me një mjet fortë, ku e ka hedhur në lumin Shkumbin.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në rrjedhën e lumit.

(Kosova Sot Online)