Gërvalla: Kam qenë tri herë në Strasburg dhe në janar do të jem përsëri

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 16:01
Gërvalla: Kam qenë tri herë në Strasburg dhe në janar do të jem përsëri

Aktualisht në Komisionin për Punë të Jashtme është duke raportuar ministrja Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka theksuar se qe në ditën e parë kur është hapur biseda me partnerët e Kosovës, iu është qartësuar se Serbia do ta kundërshtojë fort.


“Ka pasë kërcënime pasi kemi dorëzuar se Serbia do të largohet nga KiE. Është dashur shumë biseda të gjata. Kam qenë tri herë në Strasburg dhe në janar do të jem përsëri”.

Gërvalla tha se kjo është një ngjarje ku kanë dhënë kontribut të gjithë, përfshirë edhe deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare.

Ndërkaq, për pyetjen e Abazit ajo tha se janë fjalë të korridoreve që fliten në Këshill të Europës.

“Flitet nëpër korridore të KiE që Serbia mund të kërcënojë me largim në momentin që Islandës i nevojitet njëfarë uniteti rreth Samitit në maj. Por, ne për këtë punë jemi aty me qëllim që t’i dobësojmë këto narrativa. Për t’i bindur partnerët tonë që Serbia, e që në fakt s’është hera e parë në KiE, por në përgjithësi sa herë që Kosova ka aplikuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare, Serbia me kërcënime, shantazhe, gënjeshtra me forma të ndryshme është munduar ta pengojë. Asgjë tjetër s’po ndodh tani. Dhe meqenëse që kemi një përkrahje politike të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE, mendoj që kemi për ta kapërcyer këtë sfidë”.

Abazi sërish komentoi këtë deklaratë të saj.

“Korridoret e institucioneve janë të rëndësishme, ministre”.

(Kosova Sot Online)