Basha: Amerika në Kosovë po lejojnë që Putini i vogël m’i sfidu forcat e NATO-s

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 16:07
Basha: Amerika në Kosovë po lejojnë që Putini i vogël m’i sfidu forcat e NATO-s

Tani është e pakuptueshme se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndihmojnë Ukrainën kundër, ndërsa lejojnë që KFOR-i të sfidohet nga “Putini i vogël”, ka deklaruar deputeti Dimal Basha,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Basha thotë se SHBA-ja po e ndihmon Presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky dhe forcat e tij kundër Rusisë, ndërsa lejon që “Putini i vogël”, siç i referohet ai Presidentit serb, Aleksandër Vuciq, ta sfidojë KFOR-in.

Në veri prej 10 dhjetorit janë vendosur barrikada, të cilat politikisht mbrohen nga Vuciq dhe nga Lista Serbe. Basha thotë se është ofendim për KFOR-in që të mos të lejohet ta kryejë detyrën e tij si mision.

Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Bashës:


Në Ukrainë, Amerika po ndihmon forcat e Zelenskit me luftu ushtrinë kriminale të Putinit!

N’anën tjetër, në Kosovë lejojnë që Putini i vogël me një grusht kriminelësh m’i sfidu forcat e NATO-s me barrikada.

Është e pakuptueshme me luftu Putinin e madh, e me ledhatu t’voglin. Por është edhe ofendim për KFOR-in që disa bandita mos me lanë me ushtru detyrën e tyre. KFOR-i me mandat e ka me siguru lëvizjen e lirë për qytetarë, e në këtë rast më së shumti po e vuajnë vet qytetarët serb në veri!


(Kosova Sot Online)