Gjermania: Barrikadat në veri të Kosovës të hiqen sa më parë

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 20:26
Gjermania: Barrikadat në veri të Kosovës të hiqen sa më parë

Ministria e Jashtme e Gjermanisë, ka kërkuar që barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe serbët të kthehen në institucionet e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gazeta gjermane “Der Standard” shkruan se Ministria e Jashtme Gjermane gjithashtu vë në pah sulmet ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë pas deklaratave të tij për të hequr barrikadat.

“Në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve kosovare dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi. Presidenti Aleksandër Vuçiç madje mendoi të dërgonte personel ushtarak në Kosovë,” shkruan “Der Standard”.


(Kosova Sot Online)