Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, lirohet ish-kryetari

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 18:08
Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, lirohet ish-kryetari

Gjykata e liroi nga qelia ish-kryebashkiakun Vasil Bollano, i akuzuar se aksidentoi për vdèkje një të mitur në Llogora dy dite më parë. Kete te premte, gjykata e Vlores ka caktuar masen e sigurise “arrest shtepie” ndaj Bollanos.

Ish kryebashkiaku i Himares qëndronte në spital per shkak te gjendjes së rënduar shëndetësore pas arrestimit, ndërsa me pranga ne duar dhe i shoqëruar nga policia Bollano iu drejtua gjykatës te premten.

Ish-kryebashkiaku aksidentoi ditën e mërkurë, duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Orikum-Llogara, shtetasin Elio Hamiti, 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.


(Kosova Sot Online)