Ky shtet premton 2.5 miliardë euro për Ukrainën në vitin 2023

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 22:45
Ky shtet premton 2.5 miliardë euro për Ukrainën në vitin 2023

Holanda premtoi të premten 2.5 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë) për të ndihmuar Ukrainën e shkatërruar nga lufta në vitin 2023, me shumicën e parave të destinuara për ndihmë ushtarake, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Afro dy miliardë janë të destinuara për mbështetje ushtarake", tha kryeministri holandez Mark Rutte në një konferencë për shtyp në Hagë.

Pjesa tjetër do të shkojë për ndihmën humanitare, rindërtimin e infrastrukturës si dhe sigurimin e llogaridhënies, tha ai.

"Përdorimi i saktë i kontributit varet nga nevojat e ukrainasve dhe rrjedhimisht nga rrjedha e luftës," tha qeveria.

Qeveria holandeze tha se mbështetja për rindërtimin ishte krijuar për të ndihmuar në rindërtimin e spitaleve, banesave, infrastrukturës energjetike dhe bujqësore, si dhe punën e çminimit.

Javën e kaluar ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollongren tha se Holanda kishte ofruar gati një miliard euro mbështetje ushtarake për Ukrainën që kur Rusia pushtoi vendin shkurtin e kaluar.

“Për sa kohë që Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës (Holanda) do të ofrojë ndihmë... ushtarake, humanitare dhe diplomatike”, shkroi Rutte në Twitter më herët të premten.

“Ukraina mund të mbështetet te Holanda”, shkroi ai.


(Kosova Sot Online)