
Kolona në kufi: Mërgimtarët drejt Kosovës për festa

Shumë mërgimtarë ia kanë mësyer Kosovës për festat e fund vitit, derisa raportohet se kolona të gjata janë krijuar në kufirin Kroaci-Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mërgimtarë që gjenden në rrugë, thonë se kolonat shkojnë deri në 3 kilometra.
Kolona të gjata ka edhe në kufirin Serbi-Kosovë.
Përkundër situatës së tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mërgimtarët edhe sivjet, janë duke vazhduar të udhëtojnë drejt Kosovës nëpërmjet Serbisë.
(Kosova Sot Online)