Ja sa do të jetë kostoja e projektit të rrugës Prishtinë - Podujevë

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 22:05
Ja sa do të jetë kostoja e projektit të rrugës Prishtinë - Podujevë

Prishtinë -Podujevë mbetet një nga rrugët me më së shumti aksidente të shkaktuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përveq frekuentimit të madh, një nga shkaqet e aksidenteve janë edhe kushtet e rrugës.

Mungesa e sinjalizimit rrugor, e gropat në asfalt mund të hasen gjithandej magjistrales Prishtinë- Podujevë.

Ecuria e punimeve të kësaj rruge, ishte edhe arsyeja e thirrjes së një konference për media nga udhëheqësit e ministrisë së Infrastrukturës e kryetari i Podujevës.

Lajmi i mirë u dha nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu e që ka të bëj me paratë e këtij projekti.

E zëvendësi i tij në ministri, Hysen Durmishi ka njoftuar se kur do të rifillojnë punimet në këtë rrugë.

Kur një problemi të tillë më në fund po i shihet drita në fund të tunelit, nuk ka se si të mos ndjehet i lumtur kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.

Kostoja e këtij projekti do të jetë gjithsej 38 milionë euro, rreth 16 milionë më shumë se sa që ishte në parashikimin e buxhetit.

(Kosova Sot Online)