Mitrovicë e Veriut: I thyehet xhami i lokalit, dyshohet për hedhje të shok bombës

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 09:02
Mitrovicë e Veriut: I thyehet xhami i lokalit, dyshohet për hedhje të shok bombës

Në Mitrovicë të veriut, një femër është ankuar, se i është thyer xhami i lokalit, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia njofton se, dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës.

Rasti është duke u hetuar.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM | Mitrovicë Veri 23.12.2022 – 07:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se lokalit të sajë i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)