​Komuna e Klinës: Po dëmtohen qëllimisht kabllot e ndriçimit publik nga persona të pandërgjegjshëm

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 09:27
​Komuna e Klinës: Po dëmtohen qëllimisht kabllot e ndriçimit publik nga persona të pandërgjegjshëm

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, në Klinë ka njoftuar se në disa pjesë të qytetit në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme po bëhet dëmtimi i kabllove të ndriçimit publik nga persona të pandërgjegjshëm, raporton "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se kabllot e ndriçimit publik janë riparuar por që përseri kabllot kanë dëmtuar.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës, por që ende nuk është bërë identifikimi i këtyre personave.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM NGA DREJTORIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE EMERGJENTE:

DËMTOHEN QËLLIMISHT KABLLOT E NDRIÇIMIT PUBLIK NGA PERSONA TË PANDËRGJEGJSHËM

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente njofton qytetarët se në disa pjesë të qytetit në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme po bëhet dëmtimi i kabllove të ndriçimit publik nga persona të pandërgjegjshëm.

Komuna e Klinës, respektivisht DSHPE, me qëllim të ri-funksionalizimit të ndriçimit publik ka bërë riparimin e kabllove të dëmtuara, por raste të dëmtimit të kabllove janë përsëritur.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, ka njoftuar Policinë e Kosovës për këtë rast, megjithatë ende nuk është bërë identifikimi i këtyre personave të pandërgjegjshëm dhe dashakëqij.

(Kosova Sot Online)