Rahovec: Persona të panjohur i hyjnë me forcë në shtëpi, i vjedhin para dhe stoli

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 10:11
Rahovec: Persona të panjohur i hyjnë me forcë në shtëpi, i vjedhin para dhe stoli

Në fshatin Xërxë, në Rahovec disa persona i kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një personi, ku kanë kryer vjedhje, shkruan "Kosova Sot Online".

Personat kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Fsh. Xërxë, Rahovec 23.12.2022-19:30. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga  aty kanë vjedhur një shumë parash dhe një sasi stoli ari. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)