Kapet grupi i grabitësve me thikë dhe pistoletë lodër: Kërcënonin qytetarët në mes të Sheshit Skënderbej

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 12:28
 Kapet grupi i grabitësve me thikë dhe pistoletë lodër: Kërcënonin  qytetarët në  mes të Sheshit  Skënderbej

3 persona të moshave 20 vjeç, 16 vjeç dhe 14-vjeç në bashkëpunim me njëri tjetrin kërcënoni me thikë dhe me pistoletë false, qytetarë të ndryshëm në sheshin “Skënderbej”, duke iu vjedhur sende personale, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë operacionit policor të koduar “Saga” u arrestuan në flagrancë 20 vjeçari dhe 16 vjeçari, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për të miturin.

“Shërbimet e Policisë i kanë arrestuar në flagrancë këta shtetas, në sheshin “Skënderbej”, pasi duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika) dhe me një pistoletë false, u kishin vjedhur sendet personale, 3 shtetasve, gjatë ditëve të fundit.”, thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një pistoletë false, 2 mjete prerëse (thika), sende me vlerë, të dyshuara të vjedhura dhe 3 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online )