Vdekja e 32 vjeçarit: Familjarët: Dyshojmë se i ka bërë reaksion antibiotiku i dhëmballës, të zbardhet e vërteta

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 13:32
Vdekja e 32 vjeçarit: Familjarët: Dyshojmë se i ka bërë reaksion antibiotiku i dhëmballës, të zbardhet e vërteta

Genti Isai, 32-vjeçari vdiq mbrëmjen e djeshme në Kolonjë, pasi gjatë ditës kishte pasur probleme me dhëmballën dhe kishte marrë mjekim për të, përcjell "Kosova Sot Online".

Kushëriri i viktimës, Blerti Shabani shprehet se “prej tre ditësh, Gentiani kishte dhimbje të dhëmballës”.

Kushëriri i tij tha se Isai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Blerti Shabani dyshon se 32-vjeçarit i kanë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës.

Ai ka kërkuar që të zbardhet e vërteta, që të dihet arsyeja se pse ka vdekur.

“Ishte enjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafe. Dje shkoi në Ersekë te një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje”.

(Kosova Sot Online)