E trishtë: Po pastronte xhamat në banesën e saj, 77 vjeçarja bie nga kati i dytë dhe vdes
Një 77 vjeçare ka vdekur, pasi duke i pastruar xhamat e banesës ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, në Tiranë, shkruan "Kosova Sot Online".
Shtetasja H.Ç ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Njofitimi i policisë:
Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)