Po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, e mitura goditet nga automjeti

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 14:22
Po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, e mitura goditet nga automjeti

Një aksident ka ndodhur sot në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një vajzë të mitur, përcjell "Kosova Sot Online".

E mitura po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, por në një moment pasi ishte shkëputur pak nga nëna e saj, është goditur nga automjeti.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Sarandës.

(Kosova Sot Online)