Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 22 të vdekur

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 14:48
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 22 të vdekur

Të paktën 22 persona kanë vdekur, pasi një zjarr përfshiu një shtëpi të moshuarish në qytetin siberian të Kemerovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Ky zjarr raportohet se mund të jetë shkaktuar nga ndonjë mjet ngrohje i lënë ndezur.

6 persona të tjerë u plagosën.

I gjithë kati i fundit i ndërtesës u shkrumbua gjatë gjithë natës.

(Kosova Sot Online)